Zelensky apel Europës: Nëse ne biem, ju bini; të gjithë sot jeni ukrainas

4 Mars 2022 | 21:30

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar sërish komunitetin global për solidaritetin me Ukrainën, teksa vendi po përballet prej 9 ditësh me pushtimin rus.

Në një video të re të postuar në kanalin e tij Telegram, Zelensky u dha një mesazh ukrainasve, duke thënë: “Sot, ne jemi të gjithë ushtarakë. Disa prej nesh janë ushtarakë, që i shërbejnë vendit tonë në ushtri. Të tjerët po shërbejnë si mjekë, të tjerë po punojnë për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre. Kjo është zemra jonë, zemra e Ukrainës, duke qëndruar së bashku kundër së keqes”.

Ai dedikoi minuta heshtjeje për të rënët dhe u bëri thirrje europianëve që të “dalin në rrugë” dhe të mbështesin Ukrainën.

“Përkrahni luftën tonë, sepse nëse Ukraina nuk do të qëndrojë, Evropa nuk do të qëndrojë. Nëse ne do të biem, ju do të bini. Të gjithë ju sot jeni ukrainas”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024