Protestë në Tokio kundër pushtimit rus të Ukrainës
Qindra qytetarë marshuan të shtunën në Tokio, në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës.
“Ndaloni luftën”, ishte thirrja kryesore gjatë protestave.
Disa protestues mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Ne qëndrojmë me Ukrainën”.
Bombardimet ruse në një central bërthamor në Ukrainë që ndodhën të premten dhe kërcënimi i nënkuptuar i Putinit për “gatishmëri të armëve bërthamore”, kanë shqetësuar edhe qytetarët e Japonisë.
Japonia pësoi sulme atomike në fund të Luftës së Dytë Botërore në Hiroshima dhe Nagasaki, si dhe katastrofën më të madhe bërthamore që nga Çernobili në Fukushima në 2011, me bombën bërthamore që hodhi SHBA.
“Është shumë e tmerrshme”, tha Yukiko Asano, që ishte pjesë e protestës.
Protesta, një nga më të mëdhatë në Tokio në vitet e fundit, përfshiu edhe qytetarë nga Evropa.
Protestuesit u veshën verdhë dhe kaltër, ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
“Ne duhet të ndalojmë Putinin. Duhet t’i japim fund diktaturës”, tha një protestues tjetër.
Protesta kundër pushtimit rus të Ukrainës, janë organizuar edhe në qytete të tjera të botës, përfshi Tiranën.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq