Putin: Çdo shtet që vendos zonë ndalim-fluturimi, bashkëpunëtor në konflikt
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin theksoi të shtunën se çdo shtet që mendon të vendosë zonëndalim-fluturimi mbi Ukrainën do të konsiderohet nga Moska si bashkëpunëtor në luftë.
“Çdo lëvizje në këtë drejtim do të konsiderohet nga ne si pjesëmarrje në një konflikt të armatosur nga ai vend”, tha presidenti rus.
Kjo masë ndërmerret për të parandaluar sulme të mundshme ose qëllime humanitare, por zbatohet me mjete ushtarake. Pra ushtria është e autorizuar të rrëzojë aeroplanë që kalojnë mbi këtë zonë.
Presidenti i Ukrainës e ka kritikuar vazhdimisht qëndrimin e NATO-n kundër vendosjes së ndalim-fluturimit mbi Ukrainën.
Sipas NATO, një masë e tillë do të përshkallëzonte luftën në shumë shtete të tjera.
“Nuk ka plane për vendosjen e Ligjit të Luftës”
Më tej, Putin ka hedhur poshtë pretendimet për vendosjen e Ligjit të Luftës në Rusi.
“Nuk jemi në një situatë tillë dhe shpresoj që nuk do të jetë nevoja”, tha ai.
Një masë e tillë nënkupton pezullimin e të drejtave normale civile dhe marrjen nën kontroll të funksioneve qeveritare nga ushtria.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid