Putin i cilëson sanksionet e Perëndimit si ‘shpallje lufte’
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka cilësuar sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë të ngjashme me shpallje lufte, raporton “Reuters”.
Sipas tij, Moskës i duhet të mbrojë rusisht folësit në Ukrainën lindore si dhe interesat e saj.
Gjatë fjalimit të transmetuar në televizionet ruse, Putin tha se Rusia kërkonte një Ukrainë “të demilitarizuar”, “të denazistizuar” dhe të mbante një status neutral.
Nga ana tjetër, Putin është shprehur se nuk ka në plan të deklaroi ligj ushtarak në Rusi.
Gjatë një takimi me stjuardesat e kompanisë Aeroflot, ai tha se një hap i tillë do të ndërmerrej në rast të një agresioni të jashtëm.
“Nuk kemi një situatë të tillë dhe shpresoj që të mos kemi”, tha Putin.
Ditë e fundit ka pasur dyshime se presidenti rus po planifikon të deklarojë ligj ushtarak në fuqi.
Në një situatë të tillë, ligjet civile pezullohen dhe ushtria merr në kontroll funksionet e qeverisë.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid