‘Tregojani Putinit’, çifti humbet fëmijën 18-muajsh

5 Mars 2022 | 16:53

Një burrë futet i dëshpëruar në spital me foshnjën e plagosur në krahë, ndërsa nëna e vogëlushit e ndjek nga pas me duke qarë.

Mjekët përpiqen të shpejtojnë djalin 18-muajsh të quajtur Kirill, por nuk mundën të bënin asgjë.

Nëna Marina Yatsko dhe i dashuri i saj, Fedor, të dëshpëruar shtrenjtojnë njëri-tjetrin.

Këto skena përsëriten pa pushim në Mariupol. Pak ditë më parë, një nënë u paraqit me vajzën e plagosur 6 vjeçe.

Mjekët u përpoqën disa herë që ta mbanin në jetë, por pa ia arritur dot.

Një prej mjekëve ndërsa i drejtohet gazetarit të AP, ka një mesazh: Tregojani këto Putinit.

Lehona që strehojnë foshnjat e tyre në shtëpi të improvizuara në bodrume.

Një baba i gjunjëzuar nga pikëllimi për vdekjen e djalit të tij adoleshent nga një granat e hedhur në oborrin e shkollës.

Këto skena shoqërojnë spitalin e Mariupol, në jug të Ukrainës.

Pamjet pikëlluese janë fotografuar nga gazetarët e “Associated Press”.

Qyteti port ku prej disa ditësh zhvillohet beteja mes forcave ruse dhe ukrainase po kalon ditë të errëta.

Pa shërbim telefonik, pa ushqime dhe mungesë uji, mjekët nuk dinë ku të gjenden më parë.

Për një kohë të shkurtër Rusia deklaroi se do të lejonte evakuimin e civilëve nga Mariupol dhe Volnovakha.

Ukraina dhe Rusia kishin rënë dakord që të lejohej krijimi i korridoreve humanitare për 5 orë nga ora 12:00 deri në 17:00.

Por gjithçka duket se mori fund shumë shpejt pasi Ukraina fajësoi Moskën se nuk ka respektuar marrëveshjen.

Pas kësaj, Kievi anuloi planin për të evakuuar më shumë se 200 mijë civilë nga Mariupol dhe Volnavokha pas këtyre zhvillimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024