“Dilni në sulm!”, Zelensky apel ukrainasve në zonat e pushtuara
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje ukrainasve që jetojnë në zonat e pushtuara nga rusët “që të bashkojnë forcat e të dëbojnë armikun”.
“Çdo metër tokë fituar me protestë dhe përmes poshtërimit të pushtuesit është një hap përpara, një hap drejt fitores për gjithë shtetin tonë. Ky është një shans për të jetuar. Ukrainas nga të gjithë qytetet ku ka hyrë armiku ynë! Ndjejeni! Dilni në sulm!”, tha Zelensky.
Ai i bëri thirrje qytetarëve të dalin e të luftojnë kurdo që t’iu jepet mundësia, duke ndjekur shembullin e qytetarëve të Khersonit, Melitopolit, Konotopit, Berdyanskut.
“Ju duhet të dilni dhe të dëboni këtë të keqe nga qytetet tona në mënyrë që të parandalojmë themelimin e një tjetër Republike Popullore të Donjeckut, ku jeta normale është thjesht e pamundur. Aty ka vetëm skllavëri”, tha Zelensky.
“Çfarë na jep kaq shumë vetëbesim? Nuk është thjesht besimi – është realiteti ynë, që ushqehet çdo ditë nga energjitë e popullit tonë, rezistenca jonë. Khersoni, Melitopoli, Konotopi, Berdyansku, realiteti i të gjitha qyteteve dhe qytezave që përditë dëbojnë pushtuesin me vendosmërinë dhe në unitetin e tyre”.
“Të protestosh kur qyteti yt është i pushtuar është heroizëm i rrallë”, tha Zelensky.
“Populli jonë, ukrainasit tanë, nuk tërhiqen. Ata nuk dorëzohen. Nuk e ndalin rezistencën. Ata i thonë pushtuesit: Ik në shtëpi!”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus