Aeroporti në qytetin Vinnytsia, rreth 250 km në jug-perëndim të Kievit është shkatërruar plotësisht nga 8 raketa ruse.
Përditësime LIVE 6 mars: Dita e njëmbëdhjetë e sulmit rus në Ukrainë
Sot është dita e 11 e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe nisi sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.
- Të paktën tre qytetarë, një nënë me dy fëmijë, humbën jetën teksa përpiqeshin të evakuoheshin nga Irpini, pranë Kievit.
- Ukraina dhe Rusia pritet të bisedojnë të hënën për armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare, ndërkohë që vijojnë akuzat e ndërsjella mbi shkeljen e armëpushimit të së dielës.
- Të paktën 1.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina, prej të cilëve rreth 1 milion në Poloni, që prej fillimit të pushtimit rus, raporton OKB.
- Zelensky kritikon shtetet e Perëndimit, thotë se sulmet agresive të Rusisë tregojnë se sanskionet nuk janë të mjaftueshme.
- Shërbimet e Inteligjencës paralajmërojnë se Rusia do të shtojë agrisivitetin e sulmeve në përpjekje për të marrë nën kontroll Kievin.
- Rusia ka vazhduar bombardimet në disa qytete ukrainase përfshirë në Irpin, Mariupol, Sumi dhe Harkiv.
21:42 – Zelensky: Guximi Rusisë, sinjal i qartë për Perëndimin se sanksionet nuk janë të mjaftueshme
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka përsëritur mbrëmjen e së dielës kërkesën për masa më të ashpra kundër Rusisë.
“Guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin se sanksionet kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme”, deklaroi Zelensky.
Zelensky ka paralajmëruar se Rusia ka në plan që të hënën të nisë një fushatë bombardimesh të vazhdueshme mbi gjithë territorin , teksa ka kritikuar liderët e Perëndimit se po qëndrojnë të heshtur.
Zelensky kritikoi liderët e Perëndimit se po qëndrojnë të heshtur.
“Nuk kam dëgjuar reagim ndaj këtij njoftimi nga asnjë lider botëror, nga asnjë politikan perëndimor. Mendoni për ndjenjën e mosndëshkimit që kanë pushtuesit: Ata po shpallin mizoritë që kanë planifikuar”, tha ai.
20:59 – Zelensky dekoron me çmimin e nderit “Qytet Heroik” disa qytete për rezistencën 11-ditore
Kharkivi, Chernihivi, Mariupoli, Khersoni, Gostomeli dhe Volnovakha janë dekoruar me titullin “Qytet Hero” nga Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, në shenjë mirënjohje për rezistencën 11-ditore kundër Rusisë.
20:52 – Mbyllni qiellin mbi Ukrainë, apelon ish-kryeministrja Julia Timoshenko
Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko u ka bërë thirrje aleatëve të vendit që të “mbyllin qiellin” mbi Ukrainën.
Në një intervistë për BBC ajo tha se Ukraina vlerëson sanksionet e ashpra të vendosura ndaj Rusisë që nga fillimi i pushtimit, por shtoi se Ukraina kërkon ndihmë serioze të mëtejshme.
“Ajo ndihmë është duke mbyllur qiellin mbi Ukrainë”, tha ajo.
16:49 – Rusia po përgatitet të bombardojë Odesën, thotë presidenti i Ukrainës
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky paralajmëroi se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin jugor të Odesës.
Mykhailo Shmushkovich, zyrtari i qytetit, përgjegjës për solidaritetin evropian, tha se më shumë se 100.000 njerëz ishin larguar tashmë nga Odesa.

16:00 – 8 raketa ruse shkatërrojnë aeroportin në Ukrainë
15:25 – 3 civilë mbeten të vrarë pasi u munduan të evakuoheshin nga Irpin
BBC raporton se të paktën tre persona kanë vdekur teksa mundoheshin t’i iknin bombardimeve të avionëve rusë në qytetin Irpin – fare pranë Kievit.
Sipas BBC, raketat ruse të cilat shënjestruan një urë të dëmtuar në qytetin Irpin, vranë disa qytetarë të cilët po e përdornin atë si një shteg të improvizuar për t’u evakuuar.
NYT raporton se 3 personat e vrarë ishin nga e njëjta familje.
15:23 – Zelensky paralajmëron se Rusia është gati të bombardojë Odesën
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është shprehur këtë të shtunë, se Rusia po përgatitet për të bombarduar Odesën – një qytet dhe pikë strategjike në Detin e Zi.
“Populli rus vinte gjithnjë në Odesa dhe e njihte mirë ngrohtësinë dhe dashamirësinë e këtij qyteti, po tani? Artileri dhe bombardime kundër Odesës. Ky do të jetë një krim luftë. Ky do të jetë një krim historik,” – tha Zelensky gjatë një konference live në Facebook.
Më pas Zelensky iu drejtua popullit rus në gjuhën e tyre: “Ne jemi ukrainas, ne kemi nevojë për paqe. Ne duam paqe. Nëse ju qëndroni të heshtur, atëherë vetëm varfëria juaj do të flasë për ju,” – shtoi Zelensky.
20:11 – Centrali më i madh bërthamor i Europës nën kontrollin e forcave ruse
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike njoftoi të dielën në Twitter se rregullatori bërthamor i Ukrainës ka raportuar probleme komunikimi me stafin që operon në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore.
#Ukraine informs IAEA that regular staff continue to operate #Zaporizhzhya Nuclear Power Plant, but plant management is now under orders from commander of Russian forces controlling site. DG @RafaelMGrossi deeply concerned with latest developments. https://t.co/TDZlLpV10f
— IAEA – International Atomic Energy Agency ⚛️ (@iaeaorg) March 6, 2022
14:30: – Rusia vë nën shënjestër centralin e 3-të bërthamor në Ukrainë
Forcat ushtarake ruse kanë marrë nën kontroll 2 prej centraleve bërthamore ukrainase deri tani dhe po avancojnë drejt të tretit.
12:35 – Qytetarëve në Irpin mundohen t’i ikin bombardimeve pranë Kievit
Irpin – një qytet rreth 20 km në veri perëndim të Kievit – është dëmtuar masivisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore.
11:41 – 1.5 milionë refugjatë nga Ukraina për 10 ditë luftë
Autoritetet polake kanë njoftuar se rreth 922,440 refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
11:32: Bombardohet vendi i evakuimit pranë Kievit, raportohet për viktima
10:29 – OBSH: Sulmohen qendrat shëndetësore në Ukrainë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka konfirmuar disa sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë dhe po heton të tjera, tha të dielën shefi i agjencisë.
Sulmet shkaktuan vdekje dhe lëndime të shumta, ka shkruar Tedros Adhanom Ghebreyesus në Twitter.
09:51 – Koreja e Jugut vendos sanksione mbi eksportet drejt Bjellorusisë.
Kjo lëvizje vjen si pasojë e mbështetjes së këtij shteti ndaj pushtimit rus të Ukrainës, tha ministria e jashtme koreano-jugore këtë mëngjes.
Ky kontroll mbi eksportet do të ndjekë të njëjtat direktiva si ai i vendosur javën e shkuar mbi Moskën. Në shkurt, Koreja e Jugut bllokoi eksportin e të gjitha mallrave strategjike drejt Rusisë.
“Qeveria jonë…vendosi ditën e sotme – që të implementojë një sanksion kur Bjellorusisë sipas gjykimit se Bjellorusia praktikisht po e mbështet pushtimin rus të Ukrainës,” – tha ministria.
09:35 – Bisedimet Ukrainë-Rusi vazhdojnë të hënën
Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë takimin e radhës neësr, konfirmoi negociatori ukrainas David Braun në faqen e tij në Facebook.
“Raundi i tretë i negociatave do të mbahet të hënën”, tha Braun pa dhënë detaje tjera.
09:16 – Armëpushim i përkohshëm është instaluar në qytetin e Mariupol – ku Rusia ka qenë duke bombarduar fuqishëm prej ditësh.
Ky armëpushim u lajmërua nga këshilli bashkiak i qytetit këtë mëngjes dhe do të vazhdojë nga ora 08:00-19:00 me orën lokale.
Civilët do të kenë mundësi të evakuohen përgjatë një korridori humanitar për të cilin është rënë dakord nga të dyja palët, duke filluar nga ora 12:00 me orën lokale.
Një plan i ngjashëm u njoftua ditën e shtunë por nuk u mundësua si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme.
08:48 – Mastercard dhe Visa ‘ikin’ nga Rusia
08:25 – Operacion mbrojtës në qytetet Mariupol dhe Chernihiv
https://euronews.al/pushtimi-i-ukraines/2022/03/06/vazhdojne-luftimet-ne-qytetet-mariupol-dhe-chernihiv/
07:40 – Kina bën thirrje për dialog Ukrainë-Rusi
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha se “evolucioni” i situatës në Ukrainë është “diçka që Kina nuk dëshiron ta shohë”.
07:18 – Amerikanët vullnetarë për të luftuar në Ukrainë
Rreth 3 mijë amerikanë i janë përgjigjur thirrjes së Ukrainës për vullnetarë të huaj për të luftuar kundër Rusisë, tha një përfaqësues i Ambasadës së Ukrainës në Uashington për VOA.
07:10 – SHBA dhe Polonia shqyrtojnë dërgimin e avionëve në Ukrainë
SHBA po punon me Poloninë për mundësinë që Polonia t’i sigurojë Ukrainës avionë luftarakë, konfirmoi një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, pasi presidenti ukrainas Zelensky po bën presion që vendet e Evropës Lindore të dërgojnë avionë luftarakë në vendin e tij.
06:51 – Forcat ruse sulmojnë fabrikën e tankeve në Zhytomyr
Një video e publikuar në rrjetet sociale të shtunën tregon pjesë të një fabrike tankesh ukrainase jashtë qytetit Zhytomyr – rreth 140 kilometra në perëndim të Kievit – janë rrafshuar pas sulmeve ushtarake ruse.
Zhytomyr ka qenë cak i bombardimeve intensive ditëve të fundit.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta