Rusia po përgatitet të bombardojë Odesën, thotë presidenti i Ukrainës

6 Mars 2022 | 16:49

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky paralajmëroi se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin jugor të Odesës.

Ka raportime për postblloqe të shumta ushtarake në qytet, por rrugët mbeten të qeta dhe kryesisht bosh.

Pothuajse një milion njerëz jetojnë në qytetin port historik në bregun e Detit të Zi. Odesa është afër kufirit moldav dhe rajonit separatist moldav të Transnistrisë, të mbështetur nga Rusia.

Foto: BBC

Forcat ruse kanë bërë përparim në Ukrainën jugore që nga pushtimi i tyre.

Mykhailo Shmushkovich, zyrtari i qytetit, përgjegjës për solidaritetin evropian, tha se më shumë se 100.000 njerëz ishin larguar tashmë nga Odesa.

Por ai tha se qyteti ishte “gati për të luftuar”.

“Mund të ndodhë në çdo moment. Nuk mund të jesh kurrë gati për këtë”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024