Rreth 20,000 të huaj aplikuan për të luftuar në Ukrainë

6 Mars 2022 | 18:55

Ndërsa banorë të Ukrainës po largohen nga vendi për shkak të pushtimit rus, gati 20,000 qytetarë të huaj kanë aplikuar për të shkuar në Ukrainë e për të luftuar kundër Rusisë.

Kjo shifër është bërë publike nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Publikimi i shifrës vjen një ditë pasi qeveria ukrainase hapi një faqe interneti për aplikime.

Kuleba tha se vullnetarë nga 52 vende kanë aplikuar deri më tani për t’iu bashkuar luftimeve.

Ai shtoi se nuk do ta bëjë publike se nga cilat vende kanë ardhur aplikimet.

Më herët sot, kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar i tha BBC-së se britanikët nuk duhet të shkojnë në Ukrainë për të luftuar, dhe në vend të kësaj duhet të ndihmojnë sado që të munden në rrugë të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024