Centrali më i madh bërthamor i Europës nën kontrollin e forcave ruse
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike njoftoi të dielën në Twitter se rregullatori bërthamor i Ukrainës ka raportuar probleme komunikimi me stafin që operon në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore.
Autoritetet ukrainase i kanë thënë IAEA-s se stafi vazhdon të operojë centralin, “por menaxhimi i uzinës tani është nën urdhrat e komandantit të forcave ruse që kontrollojnë vendndodhjen”.
#Ukraine’s nuclear regulator tells IAEA it is having problems in communicating with staff operating #Zaporizhzhya Nuclear Power Plant. https://t.co/TDZlLpV10f
— IAEA – International Atomic Energy Agency (@iaeaorg) March 6, 2022
Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia në Ukrainë është më i madhi në Evropë.
Ndodhet në jug të vendit, pranë lumit Dnieper dhe ka një kapacitet total prej pothuajse 6,000 megavat – ose mjaftueshëm për të furnizuar me energji elektrike rreth katër milionë shtëpi.
Ndërtimi i këtij centrali filloi në vitin 1979 kur Ukraina ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Janë gjashtë reaktorë të projektuar nga sovjetikët në vend, i fundit prej të cilëve u vu në punë në vitin 1995. Këta reaktorë kanë një jetëgjatësi nga 40 deri në 60 vjet.
Në kohë normale, Zaporizhzhia mund të prodhojë rreth 20% të të gjitha nevojave të Ukrainës për energji elektrike dhe gjysmën e energjisë së saj bërthamore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur