Drejtori Muzikor i Teatrit në Moskë jep dorëheqjen
Pasojat e luftës po ndikojnë në sferën kulturore në Rusi, me zyrtarë dhe artistë që japin dorëheqjen pasi kundërshtojnë veprimet e qeverisë ruse mbi Ukrainën.
Dirigjenti Tugan Sokhiev dha dorëheqjen nga posti i tij si drejtor muzikor dhe kryedirigjent në teatrin Bolshoi në Moskë, teatër ky me famë botërore.
Sokhiev, – i cili për vite ka punuar në botën e muzikës në Francë -, deklaroi se do të tërhiqej edhe nga pozicioni i tij si drejtor muzikor në Orkestrën Kombëtare të Toulouse Capital.
Gjatë deklaratë, ai tha se do të jetë gjithmonë kundër konflikteve të çdo forme.
Sokhiev tha se është shumë krenar për prejardhjen nga një vend kaq i pasur kulturor si Rusia, por edhe shumë krenar që ishte pjesë e jetës muzikore franceze.
Sokhiev nuk është i vetmi në fushën e Teatrit në Moskë që ka dhënë dorëheqjen.
Një ditë pas nisjes së luftimeve drejtoresha e Teatrit Shtetëror Meyerhold në Moskë, dha dorëheqjen duke thënë se “nuk pranoj të marr pagë nga një vrasës”, referuar Putinit.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid