Arrestohen 4,640 protestues kundër luftës në Rusi
Të paktën 4,640 protestues kundër luftës në Ukrainë janë arrestuar të dielën në Rusi, raportuan grupet monitoruese dhe agjencitë e lajmeve në Rusi.
Sipas organizatës monitoruese, OVD-Info këta persona u arrestuan nëpër 147 qytete ruse. Kjo organizatë shtoi se që nga fillimi i luftës 11 ditë më parë, numri protestuesve të arrestuar është mbi 13 mijë.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS citoi Ministrinë e Brendshme të ketë thënë se arrestoi 3,500 njerëz “të cilët morën pjesë në ngjarje publike të paautorizuara” të dielën.
Protestuesit në Moskë dhe Shën Petersburg brohoritën “Jo luftës” dhe “Turp ju qoftë”, sipas videove të publikuara në rrjetet sociale.
#Russia New fugures.5,000 people have been detained in 69 cities and half of them in Moscow yesterday to protest against the Kremlin’s war Ukraine.People were severely beaten.A total of 13,355 people have been detained during protests in Russia since the beginning of the invasion pic.twitter.com/LJwIF97fjC
— Hanna Liubakova (@HannaLiubakova) March 7, 2022
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh