Kosova do të pranojë 5000 refugjatë nga Ukraina

7 Mars 2022 | 11:14

Kosova do të marrë vendim të strehojë 5 mijë refugjatë nga Ukraina, bëri të ditur ministrja e Jashtme Donika Gërvalla gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme.

Gërvalla njoftoi se Kosova së shpejti do të pezullojë regjimin e vizave transit për qytetarët e Ukrainës dhe do të krijojë kushte për strehimin e familjarëve të ushtarëve të Ukrainës, të cilët janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it shërbejnë 40 ushtarë ukrainas.

Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndërmjet dy shteteve ekziston regjimi i vizave.

Para deputetëve, Gërvalla foli edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, teksa bëri të ditur se vendi i ka kërkuar KFOR-it mbylljen e hapësirës ajrore të Kosovës për Rusinë.

“Nuk kemi sinjale konkrete për një sulm ushtarak të kujtdo qoftë në Kosovë, por që duhet të jemi shumë vigjilent dhe të përgatitur, pasi asnjëherë nuk e dimë. Shumë prej tyre e kanë nënvlerësuar rrezikun rus në Ukrainë dhe nuk kanë besuar se mund të vijë deri te një luftë e hapur. Nuk duam që Kosova të bie pre e vlerësimeve të gabuara dhe jo të sakta”, tha Gërvalla, raporton Kosovapress.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me gjithë partnerët dhe aleatët tanë me qëllim që gjendja dhe zhvillimet në rajon të vëzhgohen me një kujdes të jashtëzakonshëm. E kam të rëndësishme të them që në Kosovë nuk ka nevojë askush të ndjej panik rreth situatës, pasi nuk ka asnjë parashenjë që ndodhemi pranë një konflikti të armatosur me askënd”, u shpreh ajo.

Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute të votuar më 3 mars i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të ndajë një fond të veçantë për ndihmë Ukrainës dhe në rast nevoje, të mundësojë strehimin e 5,000 refugjatëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026