Mbretëria e Bashkuar jep 230 milionë dollarë shtesë ndihmë për Ukrainën

7 Mars 2022 | 17:21

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi një ndihmë shtesë prej 230 milionë dollarësh për Ukrainën.

Ky është momenti që “miqtë e Ukrainës të krijojnë një koalicion të mbështetjes ushtarake humanitare, ekonomike dhe mbrojtëse për të siguruar që Putini të dështojë në këtë pushtim katastrofik,” tha ai të hënën, ndërsa fliste gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologët e tij holandezë dhe kanadezë në Londër.

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Holanda “qëndrojnë krah për krah” kundër pushtimit rus të Ukrainës, shtoi Johnson.

Në 12 ditët e pushtimit rus në Ukrainë, Johnson tha se është e qartë se presidenti rus Vladimir Putin bëri një “llogaritje të gabuar” duke nënvlerësuar Ukrainën.

“Ai ka nënvlerësuar ukrainasit dhe rezistencën e tyre heroike. Ai ka nënvlerësuar liderin e tyre dhe ka nënvlerësuar unitetin e Perëndimit”, tha Johnson.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024