Lufta në Ukrainë trondit bursat evropiane
Parashikimi për ekonominë globale po bëhet gjithnjë e më i zymtë për shkak të luftës në Ukrainë. Tregjet financiare evropiane u hapën në rënie ditën e hënë, duke reflektuar frikën se pushtimi ukrainas po ndikon në tërë kontinentin e vjetër.
Kështu, bursa e Frankfurtit ra me 3.67%, ajo e Parisit me 2.88% dhe ajo e Milanos 2.45%. Ndërkohë, tregu financiar rus do të rihapet të martën.
Lufta, kriza e refugjatëve dhe efektet bumerang të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë janë ndjerë në të gjitha tregjet. Edhe në Azi, indeksi i bursës së Tokios ra me 3% ditën e hënë.
Por nëse ka një frikë që dominon mbi të tjerat është ajo e shpërthimit të çmimeve të karburanteve. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë vendosjen e embargos ndaj naftës ruse, gjë që është reflektuar tek rritja me 10% e çmimit për fuçi.
Çmimi i naftës amerikane ishte mëngjesin e së hënës pranë kuotës 126 dollarë për fuçi, jo shumë larg rekordit historik të regjistruar në korrik të 2008-s, kur u rrit mbi 145 dollarë.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)