Dështon evakuimi i 13 mijë ukrainasve, forcat ruse plaçkitin karvanin

12 Mars 2022 | 22:26

Reuters raporton se rreth 13 mijë ukrainas ishin gati për t’u evakuuar përmes korridoreve humanitare gjatë ditës së shtunë.

Por, karvani nuk ka mundur që të largohet nga Mariupol, ku janë vrarë të paktën 1 582 civilë deri tani.

“Po bombardojnë (Mariupol) 24 orë në ditë, duke lëshuar raketa. Është çmenduri. Po vrasin fëmijë”, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy.

Ushtarët rusë kanë plaçkitur karvanin humanitar që po përpiqej të arrinte Mariupol dhe kanë bllokuar një karvan tjetër ka thënë një zyrtar i Ukrainës për “Associated Press”.

Forcat ruse po mbajnë Mariupol të rrethuar prej të paktën 12 ditë dhe ushtria e Ukrainës thotë se kanë arritur të marrin kontrollin e periferisë së qytetit.

Me marrijen e Mariupol dhe porteve të tjera në Detin Azov, do t’i lejonte Rsisë që të krijonte një korridor tokësor me Krimenë e aneksuar prej 2014.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026