Autoritetet spanjolle kapin jahtin e oligarkut rus

15 Mars 2022 | 15:19

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar një jaht 140 milionë dollarë të një prej oligarkëve kryesorë të Rusisë, në portin e Barcelonës.

Lajmi u komunikua nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të hënën në një intervistë televizive. Ai nuk përmendi emrin e oligarkut.

Jahti quhet “Valerie” dhe autoritetet spanjolle duan të përcaktojnë nëse ai është në pronësi apo kontrolluar nga një person apo kompani e sanksionuar nga Bashkimi Europian për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, tha në një deklaratë Ministria e Transportit e Spanjës.

Sanchez tha se Spanja do të kontaktojë shërbimet e inteligjencës dhe departamentet ekonomike të vendeve aleate në Bashkimin Evropian dhe gjetkë në përpjekje për të përcaktuar pronësinë e jahtit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026