Bidenit i ndalohet hyrja në Rusi

15 Mars 2022 | 16:49

Presidentit amerikan Biden i është ndaluar hyrja në Rusi, njoftoi Ministria e Jashtme ruse, në kuadër të sanksioneve që Rusia ka vendosur ndaj tij.

Kjo masë “është pasojë e politikës jashtëzakonisht rusofobike të ndjekur nga administrata aktuale e SHBA”, thuhet në një deklaratë.

Sanksione janë vendosur edhe për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s William Burns.

Ministria tha se do të preken edhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

Kjo lëvizje vjen pas sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Rusisë.

Që me nisjen e pushtimit rus të Ukrainës, SHBA ka vendosur sanksione ndaj Putinit, zyrtarëve, dhe oligarkëve rus, si edhe sanksione të drejtpërdrejta ndaj Rusisë, kryesisht të karakterit ekonomik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026