Rusia humbet gjeneralin e 4, pretendon ushtria ukrainase

16 Mars 2022 | 10:57

Major-gjenerali, Oleg Mityaev, 47 vjeç, komandant i divizionit të 150 rus, raportohet se është vrarë gjatë luftimeve të fundit në Ukrainë.

Kievi pretendon se Mityaev është vrarë gjatë luftimeve pranë qytetit Mariupol dhe për të konfirmuar këtë gjë kanë publikuar dhe foton e trupit.

Moska nuk e ka konfirmuar ende vdekjen, por nëse lajmi është i vërtetë atëherë do të bëhej gjenerali i katërt dhe oficeri i 13-të që Rusia humb.

Ndërkohë, shtatë anëtarë të skuadrës elitë, SËAT, që është nën kontrollin direkt të Vladimir Puitin gjithashtu kanë mbetur të vrarë.

Fotografitë e tyre të mortit janë publikuar në rrjetet sociale në Rusi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026