23 ditë luftë, raketat ruse godasin aeroportin e Lviv

18 Mars 2022 | 09:55

Të premten në mëngjes forcat ruse kanë goditur aeroportin e Lviv me gjashtë raketa.

Dy nga to u shkatërruan nga sulmet kundërajrore nga qyteti në kufi me Poloninë.

Kievi vijon të bombardohet, ndërsa takimet diplomatike po ecin me ritme të ngadalta.

“Pushtuesit mendonin se do të vinin në Ukrainë, të cilën e kishin parë më parë, në 2014 dhe 2015, të cilën e korruptonin vazhdimisht dhe të cilës nuk i trembeshin. Por ne jemi ndryshe tani, dhe kjo na lejon të mbrohemi kundër një pushtimi në shkallë të gjerë që vazhdon prej 22 ditësh,” – tha dje presidenti Zelenski.

Autoritetet në Mariupol vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar. Ende nuk dihet numri i saktë i tyre pas bombardimit të teatrit ku strehoheshin një numër i madh qytetarësh.

Ndërkohë Rusia bën me dije se sulmet janë të suksesshme. Ministri i Mbrojtjes tha se kanë marrë kontrollin e dy qyteteve të tjera duke avancuar dhe 10 km të tjerë.

Sipas ekspertëve, forcat ruse kanë qëllim kryesor marrjen e gjithë qyteteve bregdetare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024