‘Një shans paqes’, tifozët serbë ironizojnë ndërhyrjet ushtarake amerikane

18 Mars 2022 | 11:17

Në ndeshjen e luajtur të enjten, e vlefshme për Europa League midisi ekipit serb te Crvena Zvezda dhe atij skocez te Glasgow Rangers, tifozët vendas ngritën pankarta si pjesë të koreografisë.

Aty u shfaqën datat e konflikteve të shekullit te fundit, sipas tyre, të nxitura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në pankarta, ata radhitën luftërat dhe ndërhyrjet e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe atë ndaj ish-Jugosllavisë në vitin 1999 dhe ndërhyrjen në Afganistan pas sulmeve te 11 shtatorit.

Pankartat u përcollën me mesazhin ironizues “t’i japim shans paqes”.

Kjo është hera e dytë prej që kur ka filluar pushtimi rus në Ukrainë që huliganët serbë, vendosin koreografi të tilla në skenë.

Që nga fillimi i pushtimit rus ne Ukrainë, nacionalistët serbë kanë organizuar protesta në përkrahje të Rusisë.

Serbia, aleate e njohur e Rusisë në rajon, është shteti i vetëm në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe lejon ende fluturimet me këtë shtet.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026