Numri i mësuesve për fëmijët me aftësi ndryshe i pamjaftueshëm, thotë Zaimi

21 Mars 2022 | 10:08

Fëmijët me aftësi ndryshe në shkolla kanë nevojë për më shumë mësues ndihmës. Kështu tha Emanuela Zaimi, drejtoreshë e Fondacionit Down Syndrome Albania në emisionin ‘Mirëmëngjes’ në Euronews Albania.

Zaimi theksoi se nga statistikat e 2020 për 4600 fëmijë me aftësi ndryshe në shkolla, janë 1200 mësues ndihmës.

Ajo kërkoi gjithëpërfshirje për fëmijët me aftësi ndryshe jo vetëm në komunitet, por edhe në institucione, përfshirë arsimimin dhe punësimin.

Sipas Zaimit, nga statistikat, 59 për qind e fëmijëve me aftësi ndryshe janë jashtë sistemit arsimor publik dhe privat.

21 marsi është Dita Botërore e Sindromës Doën. Në këtë ditë, njerëzit me sindromën doën dhe ata që jetojnë dhe punojnë me ta në të gjithë botën organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete dhe ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të krijuar një zë të vetëm global që mbron të drejtat, përfshirjen dhe mirëqenien e njerëzve me këtë sindromë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022