Qiraja 350-400 €, e papërballueshme për studentët në Tiranë

21 Mars 2022 | 16:20

Çmimet e shitjes dhe qirave të banesave janë rritur kohët e fundit. Sipas agjencive imobilare, të blesh një shtëpi, tashmë kushton shumë më tepër se 2 vjet më parë.

Esi Basho është studente dhe prej tre muajsh kërkon një banesë të re.

“Kam 3 muaj dhe poshtë 350-400 euro nuk gjej”, tha ajo.

Qiranë prej 25.000 e ndan me 3 shoqe. Çmimet që sheh përreth,  thotë se nuk i përballon me rrogën që merr.

“Nuk më del për ushqim e për gjerat e mia me këto qira që janë”, u shpreh Ajo.

Agjencitë imobilare thonë se qiratë janë rritur me 24% në 2 vitet e fundit. Pronarët justifikohen edhe me investimet që kanë bërë në banesa gjatë pandemisë.

Që nga 2010 rritje graduale ka dhe çmimi i apartamenteve në shitje. Por kryesisht gjatë 2 viteve të fundit, rritja për metër katror ka qenë më e lartë.

Në Shqipëri  po ndërtohet gjithnjë e më shumë. Vetëm gjatë atë 2021 u dhanë rreth 1400 leje të reja ndërtimi. I lartë është dhe numri i shqiptarëve që largohen çdo vit nga vendit.

Pyetja që lind është kush po i blen shtëpitë dhe po ua rrit atyre çmimet?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026