350,000 njerëz të bllokuar në Mariupol
Rreth 350,000 persona kanë mbetur të bllokuar në Mariupol, në jug-lindje të Ukrainës, pa elektricitet, ujë të pijshëm dhe ngrohje.
Ndërsa stoqet me ushqime dhe medikamente janë drejt fundit, situata mund të përkeqësohet, me një krizë urie dhe përhapjen e sëmundjeve.
Mariupoli është i rrethuar nga trupat ruse, që nuk kanë lejuar krijimin e korridoreve humanitare për të shpërndarë ndihma.
Mykola Osychenko, drejtor ekzekutiv i “Mariupol TV”, ishte në qytet në momentin kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë. Ai u largua drejt Zaporizhias, më 15 mars.
Euronews e pyeti se çfarë ka përjetuar ai dhe banorë të tjerë të Mariupolit.
“Njerëzit e moshës time kanë pasur në dispozicion fare pak ushqime dhe ujë, pasi prioritet ishin fëmijët dhe të moshuarit. Një familje u evakuua nga një zonë periferike në shtëpinë tonë në qendër. Zona nga erdhi ajo po përjeton luftimet më të ashpra. Kjo familje qëndroi në bodrum për 5 ditë dhe s’mundi të largohej për shkak të sulmeve që nuk ndaleshin. Ishin bashkëshorti, gruaja dhe fëmija 6-muajsh, që mbijetoi vetëm sepse e ëma arriti ta ushqente me qumësht gjiri”, tha Mykola Osychenko.
Por beteja për evakuimin nuk ka përfunduar.
“Rreth 2 mijë automjete u larguan më 15 mars. Thuajse çdo makinë kishte një fëmijë të mitur. Njerëzit po merrnin me vete gjënë më të çmuar, më të çmuar se vetë jeta e tyre, ajo e fëmijëve. Të gjitha këto makina po udhëtonin në rrugët e qytetit, ku shpesh herë gjenden trupa të civilëve të vrarë. Këta njerëz po përpiqeshin t’u largonin fëmijëve të tyre vëmendjen nga lufta, vetëm e vetëm që të mos shihnin trupat e vdekur”, u shpreh Osychenko.
Ndërkaq, shkatërrimet në Mariupol shihen kudo.
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
- 13:26 (EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete
- 13:20 Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)
- 13:13 Serbët e arrestuar gjatë Vidovdanit dalin sot para gjykatës në Prishtinë për masat e sigurisë
- 13:10 Marrëveshja me SHBA-në, presidenti iranian njofton zhbllokimin e 6 miliardë dollarëve të bllokuar në Katar