Zelenksi: Të gatshëm për të mos u futur në NATO, në këmbim të armëpushimit

22 Mars 2022 | 10:22

Presidenti ukrainas Zelenski është i gatshëm të diskutojë që Ukraina të mos kërkojë anëtarësim në NATO në këmbim të një armëpushimi me Rusinë. Kjo nënkupton tërheqjen e trupave ruse dhe një garanci për sigurinë e vendit.

Në një intervistë televizive Zelenski theksoi se marrëveshja finale e paqes duhet të vlerësohet nga populli ukrainas.

“U kam thënë grupeve negociatore, që kur të diskutojnë për këto ndryshime që mund të jenë historike do të kalojmë në një referendum”, tha ai.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Biden përsërit shqetësimin se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë kimike gjatë luftës.

“Ai ka përdorur armë kimike në të kaluarën, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm për atë c’ka do të vijë. Përballë frontit të bashkuar të NATO ai e di se do të ketë pasoja të rënda. Por ky shqetësim është real”, tha Biden.

Presidenti amerikan njoftoi se do të vizitojë Poloninë këtë fundjavë për një takim dypalësh me Presidentin Andrzej Duda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026