Projekti për Skavicën i vonuar, thotë ish-drejtori i HEC-it Fierzë

24 Mars 2022 | 09:22

Projekti për HEC-in e Skavicës është i vonuar.

Kështu u shpreh Luigj Pjetri, ish-drejtor i HEC-it në Fierzë, në emisionin Mirmëngjes në Euronews Albania.

Pjetri tha se meqenëse nuk ka pasur shumë reshje këtë periudhë, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rreth 260 metra, relativisht i ulët për situatën, ku kuota minimale është 240-242 metra.

Kuota 240 metra është kritike, por sipas Pjetrit “Fierza nuk vdes kurrë”.

Rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike nga HEC-i i Fierzës është akoma larg standardit europian me rreth 20% humbje, ku në BE humbja është 5%, informoi Pjetri, ndërsa tha se megjithatë, situata është në përmirësim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022