Rritja e çmimit të naftës shton përdoruesit e biçikletave në kryeqytet
Përdoruesit e biçikletave dhe monopatinave janë shtuar nëpër rrugët e Tiranës me rritjen e çmimit të naftës. Të moshuar dhe të rinj kanë gjetur zgjidhje tek këto mjete.
“Kam rreth 8-9 vjet që e praktikoj përditë. Është kthyer në stil jetese. Makina këtu është bërë pak problem, stres, parkingu dhe është e domosdoshme në disa raste ka disa mënyra më të shpejta dhe efikase, ekonomike”, shprehet një i ri.
Edhe në pikat e shitjes së këtyre mjeteve vihet re shtim i blerëve.
“Mbas pandemisë, rritja e çmimeve i shtyu akoma dhe më shumë, kaluan tek biçikletat. Shitja e biçikletave është 3-4 fishuar krahasim me vitet më para. Mund të ketë mbi 20-30 kërkesa në ditë. Ka kërkesa dhe për biçikleta me qira. Për njerëzit që lëvizin nga Tirana mundohen të gjejnë një mjet më ekonomik”, thotë një shitës biçikletash.
Rrugët e kryeqyteti dita-ditës po i ngjasojnë rrugicave të Shkodrës, vendit të biçikletave.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit