Rritja e çmimeve mbyll bizneset, rreth 15 çregjistrohen çdo ditë

28 Mars 2022 | 07:30

Bizneset në Shqipëri janë duke kaluar një krizë prej rritjes së çmimeve.

Euronews Albania ka bërë një vëzhgim në disa nga zonat kryesore të Tiranës (Vasil Shanto, Myslym Shyri, Mine Peza, Don Bosko, Stacioni i Trenit), ku disa biznese kanë ulur qepenat. Ngjitur kanë letra ku shkruhet  “malli likujdohet” apo “biznesi shitet”.

Për të pasur një panoramë më të qartë të situatës, Euronews Albania iu drejtua Qendrës Kombëtare të Biznesit që na vuri në dispozicion të dhënat e sakta.

Sipas QKB-së, rritja e çmimeve nisi të ndikonte te bizneset që prej qershorit të vitit të kaluar. Nga ai moment e deri në dhjetor të vitit të shkuar janë çregjistruar 3228 biznese.

Ndërsa në dy muajt e parë të vitit janë çregjistruar 924. Pra, sipas llogarive rritja e çmimeve po çon në çregjistrimin e rreth 15 bizneseve çdo ditë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026