Ukraina gati të diskutojë me Rusinë miratimin e statusit neutral
Volodimir Zelenski ka deklaruar se Ukraina është e përgatitur të diskutojë me Rusinë miratimin statusit neutral.
Ai dha një intervistë për mediat e pavarura ruse ku tregoi se mund të bëhet pjesë e një marrëveshje paqeje me Rusinë, ku do të diskutohet dhe miratimi i statusit, por me kusht që kjo marrëveshje të garantohet nga palët e treta dhe të bëhet një referendum.
Gjatë intervistës, Zelenski u shpreh se pushtimi rus ka shkatërruar edhe qytete që flasin rusisht në Ukrainë.
Përdorimi i gjuhës ruse në Ukrainë është diçka që është diskutuar gjatë bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, raporton Reuters, por presidenti ukrainas sqaroi se Ukraina ka refuzuar të diskutojë kërkesat e tjera ruse, siç është çmilitarizimi i Ukrainës.
Ndërkohë, Rusia ka kërkuar që mediat atje të mos e transmetojnë intervistën e Zelenskit.
Rusia ka kërkuar vazhdimisht çmilitarizimin e Ukrainës si dhe ndalimin e përpjekjeve të saj për t’u bërë anëtare e NATO-s. Raundi tjetër i bisedimeve mes dy vendeve pritet të zhvillohet të hënën në Turqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)