Si mund ta ndihmojë qeveria biznesin e vogël?
Në një kohë kur rritja e çmimeve po ndihmon ndjeshëm në biznesin e vogël dhe mbylljen e tyre, kreu i shoqatës, Albert Nasto propozoi disa masa që mund të marrë qeveria për të ndihmuar.
Ai tha për Euronews Albania në “Mirëmëngjes” se gjithçka duhet të nisë nga ulja e korrupsionit dhe kufizimi i nivelit të taksave lokale. Lëvizja e shpeshtë e ligjeve dhe rregullave financiare sipas tij po rëndojnë klimën e biznesit.
“Në Shqipëri për 30 vite ka ndryshuar rreth 80 herë sistemi fiskal,” – shtoi Nasto.
Sipas tij, në këto momente krize qeveria duhet të thjeshtojë procesin e fiskalizimit. Ai tha se shoqata që drejton do i propozojë qeverisë një model të thjeshtë dhe online që përdoret në një vend fqinj.
Ulja e çmimit të karburantit ishte një tjetër propozim i Nastos i cili sugjeroi se qeveria duhet të ketë më në konsideratë biznesin e vogël dhe të mesëm.
Kreu i shoqatës së biznesit të vogël sqaroi gjithashtu se ata nuk përfitojnë sa duhet nga paketa e rezistencës sociale që është propozuar prandaj masat lehtësuese duhet të rishihen.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë
- 13:27 Kritikoi qeverinë somaleze në internet, 27-vjeçarja dënohet me tre vite burg. Vendimi ngjall reagime të shumta
- 13:27 Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
- 13:14 Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit
- 13:13 Mbreti Charles, monarku i parë që zbulon faturën e taksave