Roman Abramoviç dhe 2 negociatorë ukrainas dyshohet se janë helmuar

28 Mars 2022 | 18:50

Oligarku rus, Roman Abramoviç dhe dy negociatorë ukrainas kanë shfaqur simptoma të dyshimta për një helmim me ‘armë kimike’.

Simptomat e raportuara sipas faqes investigative ‘Bellingcat’ janë dhimbje shpuese në sy, por doza e toksinës ka të ngjarë të jetë e pamjaftueshme për të shkaktuar dëme kërcënuese për jetën.

Nisur nga kjo dyshohet se qëllimi i helmimit ka qenë për t’i frikësuar.

Abramoviç dhe dy negociatorët e tjerë ishin pjesë e bisedimeve për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës të mbajtur mbrëmjen e 3 dhe 4 marsit 2022.

Roman Abramoviç raportohet se ka udhëtuar nga Moska për në Kiev gjatë disa raundeve negociatash gjatë luftës.

Miliarderi dhe të paktën dy zyrtarë të tjerë të delegacionit të Ukrainës kanë shfaqur simptoma si skuqe të syve, lot, si dhe dhimbje shpuese në fytyrë dhe duar, raporton “Wall Street Journal”.

Gazeta amerikane thotë se gjendja e tyre është përmirësuar dhe nuk janë në rrezik.

Ata kanë udhëtuar të nesërmen nga Kievi në Lviv dhe më pas për në Poloni dhe në fund kanë shkuar në Stamboll, ku vazhdojnë negociatat informale me palën ruse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026