SPAK kërkon arrestimin e deputetit të PS-së
Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre. SPAK do t’i paraqesë Kuvendit dhënie të autorizimit për arrestimin e tij pasi dyshohet i përfshirë në aferën me koncesionin e inceneratorit të Fierit.
Në momentin që kërkesa e SPAK do të mbërrijë në Kuvend, pritet të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të vendosur nëse do t’i hapet rruga arrestimit të deputetit të PS.
Gjatë procedurave të shpronësimit të tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit, Bllako në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi kanë falsifikuar dokumentet duke e cilësuar tokën arë si tokë truall për të rritur vlerën e dëmshpërblimit.
Me vendim qeverie, shteti ka paguar 46 299 060 lekë për shpronësimin e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit. Si rrrjedhojë, ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288.344 lekë.
Nga hetimet e SPAK kanë rezultuar të dhëna se deputeti Bllako, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit, ka favorizuar shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 lekë.
Me vendim gjykate është vendosur në sekuestro një apartament në Tiranë me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14,964,900 lekë.
Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës