Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit pas urdhër-arrestit të SPAK
Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka hequr dorë nga mandati i deputetit pas urdhër-arrestit të SPAK për korrupsion lidhur me inceneratorin e Fierit.
Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Bllako shprehet se ndihet i tronditur nga kërkesa e SPAK, por se ka vendosur të përballet me drejtësinë si njëri i thjeshtë pa pasur privilegjet e deputetit.
“Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë!” shkruan Bllako në Facebook.
Deputeti socialist Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall. SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gazetari i ‘Birn’ tregon lidhjen e Alqi Bllakos me inceneratorin e Tiranës
- Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK akuza zyrtare për Kokën dhe Bllakon
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta