Trupat ruse janë larguar nga Çernobili, thotë Ukraina
Trupat ruse që kishin pushtuar centralin nuklear në Çernobili janë larguar thotë autoritetet e Ukrainës.
Kompania shtetërore ‘Energoatom’, thotë se aktualisht nuk ka prani të ‘jashtme’.
Më parë ishte raportuar se ushtarët rusë ishin larguar për në kufirin me Bjellorusinë duke lënë një numër të kufizuar pas.
Konfirmimi vjen pas raporteve nga zyrtarë të mbrojtjes amerikane të cilët raportuan të mërkurën për tërheqje.
Trupat ruse morën në kontroll Çernobilin në nisje të pushtimit më 24 shkurt.
Gjithashtu konfirmohet se trupat ruse kanë shkuar në zona me hyrje të kufizuar duke marrë rrezatim radioaktiv.
Raporte të pakonfirmuara tregojnë se disa prej tyre kanë marrë trajtim mjekësor në Bjellorusi.
‘Reuters’ duke iu referuar punonjësve tregon se disa prej ushtaravë nuk ishin në dijeni për zonat ku kishte rrezatim.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë në një komunikatë se e ka të pamundur të konfirmoi një raport të tillë.
Kjo agjenci pritet që në ditët e ardhshme të dërgojë grup misioni në Çernobil.
Kreu i agjencisë së Ukrainës, Yevhen Kramarenko nga ana tjetër bën me dije se niveli i rrezatimit është në nivel normal dhe nuk ka të dhëna për dëmtime domethënëse.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi
- 21:37 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
- 21:32 Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje