Gjenerali i FA kujton anëtarësimin e Shqipërisë në NATO 13 vjet më parë
Shqipëria 13 vjet anëtare e NATO-s ia ka dalë të jetë një aleate e denjë e Aleancës duke u bërë pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme për paqen në botë.
Kështu u shpreh Bilbil Bitri, drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në emisionin ‘Sot’, teksa ndau kujtimet nga 1 prilli i 13 viteve më parë.
Gjenerali e cilësoi një ndjesi të papërshkueshme për në ushtarak si ai që kishte jetuar mes dy gjeneratave, komunizmit dhe anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarake në botë, ditën kur Shqipëria u bë zyrtarisht anëtare e NATO-s.
“Sot ndihem mirë se jam në një pozicion të rëndësishëm të FA dhe ushtarak i një force të armatosur të një vendi anëtar të NATO-s. Sot veç privilegjeve, kemi mundur të jemi anëtarë të denjë të NATO-s dhe të kontribuojmë për paqen edhe përtej rajonit. Anëtarësimi na ka dhënë mundësi të jemi pjesë e vendimmarrjeve të rëndësishme në botë. Pas 13 vitesh jam i kënaqur që Shqipëria është anëtare e denjë”, tha gjenerali i FA.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve