Tentohet zhdukja e gjurmëve të shtëpisë së Nënë Terezës në Shkup, ndërtohet lulishte
Një hapësirë e gjelbër është vendosur para disa ditësh në sheshin e Shkupit, pikërisht në vendin ku dikur ndodhej shtëpia e Nënë Terezës. Instituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka reaguar duke kërkuar të ndërpriten projektet për këtë hapësirë.
Drejtorin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve në RMV, Skënder Asani në një intervistë për Euroneës Albania, shprehet se ka pasur disa herë tentativë për të zhdukur gjurmën e shtëpisë së Nënë Terezës.
Fillimisht, z. Asani theksoi se mbi rrënojat është tentuar që të ndërtohet një kishë ortodokse, por u pengua nga reagimet e shqiptarëve. Më pas u tentua që të ndërtohej në objekt i stilit barko, që sërish nuk u lejua.
“Kjo qeveri erdhi me synime euroatlantike dhe nuk e kishim menduar se kjo qeveri do të zhdukë themelet e shtëpisë së nënë Terezës dhe të ndërtojë një lulishte”, deklaroi z. Asani.
“Qëllimi kryesor është që të hiqet elementi katolik shqiptar nga sheshi i Shkupit. Kryetari i Bashkisë ishte kontradiktor në deklaratën e tij duke thënë nëse dikush ka mbjellë barë askush nuk mund ta ndryshojë, ka shtuar ai.
Ai paralajmëron mbajtjen e protestave nëse nuk hiqet dorë nga ndërtimi i lulishtes, ndërsa për atë që po ndodh janë vënë në dijeni organizma të mbrojtës së trashëgimisë kulturore në botë si dhe vetë Papa i Vatikanit.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”
- 19:58 “Me këto pensione nuk përballohet”, pensionistët vlonjatë ankohen për çmimet në plazhet private
- 19:43 Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend