PS vendos t’u ndërpresë mandatin kryetarëve të degëve
Partia Socialiste ka vendosur të ndërpresë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve aktualë të degëve të partisë.
Procesi i zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj-15 Qershor.
“Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e marrë nga socialistët.
Kongresi i Partisë Socialiste pritet të mbahet në datën 9 prill.
Për herë të parë do të ngrihet sekretariati ekzekutiv në nivel bashkie. Roli i tij do të jetë raportimi nga baza e partisë në selinë qendrore.
Në statut do të përcakohet edhe roli i drejtuesit politik të qarkut duke i dhënë këtij atributet e drejtimit më të lartë politik të strukturave të partisë në nivel qarku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta