Rudina Hajdari mbështet Berishën: Kuvendi i 11 dhjetorit ringre PD-në
Ish-deputetja, Rudina Hajdari mbështet statutin e propozuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, me të cilin beson se mund të ringrihet PD.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hajdari tha se është dakord me ndryshimet e bëra në këtë Kuvend, pasi forcon rolin e anëtarësisë dhe dobëson rolin e kryetarit të partisë.
Ajo nënvizoi se PD nuk mund të mbahet peng nga një individ.
“Partia Demokratike është një nga partitë më të rëndësishme dhe një aset kombëtar në kuptimin që ka sjellë demokraci në vend. Duhet t’i rikthehet misionit që ka pasur. Nuk mund të jetë partia e një individi, që e ka mbajtur peng për interesat e veta, qoftë personale, familjare apo të një grupimi të caktuar. Duhet të jetë një parti që gëzon një anëtarësi të madhe dhe të gjerë”, u shpreh Hajdari.
Ajo tha se ka komunikim me ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Me zotin Berisha kam lidhje të vjetra familjare. Kemi pasur ato shkëmbime që kemi pasur gjithmonë, për këtë kam qenë e qartë. Diskutimi për PD do të bëhet duke u ulur në tryeza, komunikimi ka qenë i vazhdueshëm. Komunikimi do të jetë i hapur jo vetëm me Berishën, por me të gjithë anëtaret e Partisë Demokratike”, tha ish-deputetja.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj