Shqiptarët rrezikojnë të mbeten të pa përfaqësuar në Parlamentin e Serbisë

5 Prill 2022 | 17:57

Kandidati shqiptar për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kërkon që zgjedhjet në Luginë të Preshevës përsëriten pasi procesi nuk ishte i lirë e demokratik.

Kamberi edhe pse ka marrë mbi 9600 vota, u shpreh se nuk janë garanci se mund të fitojë mandatin e deputetit.

Për Kamberin, zgjedhjet e fundit në Serbi u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë dhe kjo sipas tij ndodhi për shkak të pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

“Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar”, tha Kamberi.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për kulturën e lartë politike që kanë shpërfaqur gjatë këtyre zgjedhjeve.

Në legjislacionin e fundit, Shaip Kamberi ishte i vetmi deputet shqiptar në parlamentin serb.

Ndonëse Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e ‘Open Balkan’, përfaqësues të shqiptarëve në Lugina e Preshevës vazhdimisht kanë folur për politika diskriminuese ndaj tyre nga Beogradi.

Një prej masave që është kundërshtuar më shumë është ajo e fshirjes nga regjistrat e vendbanimit të shqiptarëve duke u mohuar kështu edhe të drejtën e votës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026