Të moshuarit blejnë më pak ushqime për shkak të çmimeve të larta

6 Prill 2022 | 16:43

Rritja e çmimeve ka ndikuar në xhepat e qytetarëve, e sidomos tek pensionistët. Mesatarisht  një pensionist merr 15 mijë lekë në muaj.

“Nuk më del, me thënë të drejtën. Të gjitha i kam rralluar. Po do jetojmë, do hamë ,çfarë do bëjmë. Nuk marr, për shembull 1 kile ose 2 kile, por marr gjysmë kile sa për të kaluar ditën”, thotë një pensioniste.

Paraditja është momenti i bërjes së pazareve. Megjithatë, ata thonë se stepen kur shohin çmimet.

Qeveria dha si ndihmë për pensionistët 3 mijë në muaj, por këto para nuk iu zgjidhin punë.

“Çfarë është 30 mijë lekëshi, për çfarë vlen? Nuk e përballoj jetesën e përditshme, çmimet janë të shtrenjta, një kilogram speca 300 lekë”, shprehet një pensionist.

E teksa i pyesim nëse kanë arritur të kursejnë diçka, ata përgjigjen se nuk kanë çfarë të heqin kur nuk kanë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026