Myzeqeja djerrë, fermerët nxjerrin në shitje qindra-mijëra ha tokë
Emigracioni ka sjellë dukurinë e braktisjes, shitjes ose dhënies me qira të tokës bujqësore në Myzeqe. Këtë e tregojnë ngastra toke të ngelura djerrë, por dhe njoftimet për shitje ose dhënie me qira të saj.
Vetëm në një segment rreth dy kilometra, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, shihen sipërfaqe toke djerrë si dhe numërohen shumë tabela njoftimi për shitje toke.
Të tilla janë vendosur edhe në zona të tjera të Myzeqesë. Shitësit e identifikojnë veten nëpërmjet numrit të telefonave të vendosura në këto njoftime.
Llazi Dumi është fermer nga fshati Muçaj i Fierit. Ai ka marrë me qira më shumë se 10 dynym tokë, e cila është në pronësi të vëllait të tij, i larguar në emigracion. Tokën e përdor për drithëra. Ai thotë se nga emigracioni, në vendlindjen e tij, ka ngelur tokë djerrë dhe lulëzon dukuria e dhënies me qira ose për shitje.
E njëjta panoramë shfaqet edhe në zonën e Qarrit, në Fier.
Artur Meto dhe Petraq Hoxhara janë dy fermerë që kanë marrë nën qira tokë nga fermerë në emigracion. Sipas tyre shumë fermerë kanë aplikuar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për të përfituar Certifikatën e Pronësisë si familje fermere. Më pas vijojnë procedurat e pjesëtimit të pasurisë familjare në zyrat noteriale. Kjo për të qenë të lirë të kryejnë transaksionet, shitje ose dhënie me qira.
Notere Vezire Dushi e konfirmon këtë fakt. Sipas saj, veprime të tilla ligjore kanë sjellë copëzimin në ngastra të vogla dhe kanë bllokuar iniciativat dhe projektet në ndihmë të fermerëve të qeverisë shqiptare në fushën e bujqësisë.
Nga rreth 110 mijë ha tokë e punueshme në qarkun Fier, rreth 86 mijë ha tokë arë u mbollën nga fermerët me kultura të ndryshme bujqësore, për vitin 2021. Sipërfaqja tokë arë e mbjellë pa përfshirë kulturën e misrit në proces mbjelljeje është rreth 70 mijë ha për 4 muajt e parë të 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:35 Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
- 17:35 Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026
- 17:32 Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!
- 17:27 Netanyahu “sfidon” Mamdanin: Do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, pavarësisht kërcënimeve
- 17:26 Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve
- 17:09 Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht