Çmimi i naftës ulet me 9 lekë, vendos Bordi i Transparencës

8 Prill 2022 | 13:37

Bordi i Transparencës në mbledhjen e së premtes ka vendosur që çmimi tavan i shitjes së naftës të jetë 219 lekë/litër.

Ndërkohë çmimi për shitjen e benzinës do të jetë 205 lekë/litri dhe gazi i lëngshëm
115 lekë /litri.

Ditën e martë çmimi i fiksuar për naftën nga bordi ishte 228 lekë për litër.

Vendimi hyn në fuqi nga sot dhe sipas Bordit vjen nga reflektimi në ndryshimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026