744 të mitur të kallëzuar për krime gjatë vitit 2021

8 Prill 2022 | 16:43

Çdo vit e më shumë të miturit po përfshihen në krime. Deri në moshën 14-vjeçare ata nuk mbajnë përgjegjësi ligjore, por denoncimet ndaj tyre në prokurori sa vijnë e shtohen.

Gjatë 2021, 744 të mitur janë kallëzuar në prokurori, mbi 41% se një vit më parë. Rreth 1/3 e tyre janë dërguar për gjykim, sipas Prokurorisë së Përgjithshme.

“Alternativa e dënimit më e shpeshtë është kur I mituri duhet të mbajë kontakte me shërbimin provës dhe të përmbushë detyrimet e tjera sit ë vazhdojë shkollën, të mos sheqerohet me persona të caktuar që ndikojnë negativisht apo qëndrimi në banesë në orare të caktuara”, shprehet Klaudia Hasanllari, drejtoreshë e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve.

Shërbimi i provës është institucioni që mbikëqyr se si zbatohen dënimet jo me burg të dhëna nga gjykata për të rinjtë nga 14-18 vjeç.

Gjatë 2021 u mbikëqyren 152 të mitur, 49 më shumë se një vit më herët. Vjedhja dhe drejtimi i makinës në mënyrë të parregullt janë krimet që kanë kryer më shpesh gjatë 2020-2021.

Edhe vajzat e mitura po përfshihen më shumë në krime, kryesisht në vjedhje e trafikim narkotikësh.

Të dhënat tregojnë se pavarësisht ndëshkimit, një pjesë e të miturve i rikthehen krimit.

“Është fenomen i njohur por në rastet që po trajtojmë tani si qendër kemi pasur vetëm 2. Kryesisht trafikim i lëndëve narkotike dhe vjedhje.  sepse janë vepra që nuk lidhen vetëm me dëshirën e të miturit por dhe nga ndikimi i grupeve kriminale e përdorimi që i bëjnë fëmijëve apo rrethi shoqëror”, tha Hasanllari.

Më shqetësues megjithatë mbetet numri i të miturve nën 14 vjeç, që për shkak të moshës,  hyjnë e dalin nga komisariatet pa ndëshkuar. Vetë apo të shfrytëzuar nga më të rriturit, ata janë kthyer në tmerrin e institucioneve që merrna me rendin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026