Rama kritikon SPAK: Mos shikoni as majtas, e as djathtas

9 Prill 2022 | 20:00

Në përfundim të Kongresit të PS, Kryeministri Rama doli në një konferencë për mediat ku foli për ‘drejtësinë e munguar’.

Rama shprehu hapur kritika ndaj SPAK duke thënë se “ajo që nuk shkon të gjithë e shohin”. Kryeministri iu referua në mënyrë konkrete mos hetimit të ish-kryeministrit Berisha.

“Shpresojë të kenë gjunjë të forta. Të bëjnë detyrën historike që kanë ndaj Shqipërisë, shqiptarëve dhe reformës. Të godasin nga të gjitha anët, por të godasin lart”, tha Rama.

Ai tha se ‘vjedhjet marramendëse dihet se kush i ka bërë’ duke shtuar se ‘janë të gjitha dosjet, dokumentet, dëshmitarët’ për të hetuar deri në fund.

“Kuçedra e korrupsionit duhet goditur në kokë. Nëse janë të gatshëm të dinë se kush është koka, jam i gatshëm të shkoj që nesër te SPAK”, tha kreu i qeverisë.

Sipas Ramës deri tani SPAK ka hetuar vetëm zyrtarë të PS, duke mosndëshkuar ish-zyrtarë por edhe ish-funksionarë të drejtësisë që nuk justifikojnë pasurinë.

I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu nëse po i bën presion drejtësisë duke u shprehur se po godet vetë një anë, atë të PS, Rama tha se vetëm po e nxit që të hetojnë më tepër nga opozita.

“Unë u them që bjerini sa keni fuqi, mos shihni as majtas, e as djathtas, që të mos shkoni vetëm për peshk. Nëse të gjithë i bëjnë presion siç i bëj unë, burgu do ishte shumë pluralist, nuk do ishte monopartiak”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026