PD ende pa vendim të përbashkët për presidentin e ri, Rama: I kemi votat

10 Prill 2022 | 11:38

Ka edhe disa javë afat që në Parlament të hapet procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Pas mbledhjes së asamblesë, Kryeministri Rama ishte shumë i qartë në vendimin që do të ndërmarrë PS për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

“Ne kemi nisur një proces. Ka një skuadër të mandatuar nga kryesia e PS për të hapur një kanal komunikimi me forca dhe grupe në Kuvend që përfaqësojnë anën tjetër. Në ndërkohë kemi hapur një proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS I ka votat për ta zgjedhur vetë presidentin dhe nuk varët nga votat e tjerëve, dhe kështu që edhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme”, u shpreh Rama.

Në një kohë që mazhoranxa socialiste është e qartë në synimin e saj, Partia Demokratike ende nuk ka një vendim të unifikuar për këtë çështje.

Ervin Salianji shprehet se diskutimi për Presidentin është i nxitur qëllimisht nga maxhoranca dhe PD duhet që fillimisht të mbledh grupin parlamentar që të jetë e unifikuar në këtë proces negociatash.

“Ne do të mblidhemi si grup parlamentar, dhe grupi parlamentar do ta përcaktojë qëndrimin e Partisë Demokratike, duke diskutuar dhe duke përfshirë edhe mendimet e ndryshme që mund të ketë dhe vendimmarrja me shumicë votash siç ndodh në grupet parlamentare do të përcaktojë për këtë çështje. Unë nuk shoh që ka një vullnet nga ana e PS për të pasur një president konsensual, shoh një show dhe element propagandistik”, tha deputeti i PD.

Ndërsa deputeti Luçiano Boçi thotë se PD nuk duhet të përfshihet në konsultime, nëse nuk i jepet e drejta e propozimit të kandidati për President.

“Në momentin e hapjes së konsultimeve, kur e drejta e propozimit i jepet opozitës, Komisioni i Rithemelimit autorizon grupin parlamentar që të ketë një vendimmarrje. Grupi më pas përcakton negociatorët. Çdo emër që propozohet nga Rama, edhe në qoftë se vjen një emër jo tokësor, ne nuk e votojmë”, tha Boçi.

Kushtetuta parashikon që deri në 24 maj duhet të ketë nisur procesi i diskutimeve parlamentare për presidentin e ri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026