Ornaldo Rakipi fajëson Bashën për shpalljen non grata të të atit
Deputeti socialist Ornaldo Rakipi tha se babai i tij Aqif Rakipit do të apelojë vendimin e Departmentit të Thesarit që e shpalli atë person non grata.
Në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit, Rakipi fajësoi ish-kreun e PD, Lulzim Basha se ka përgojuar dhe hedhur baltë pa të drejtë mbi babanë e tij, duke ndikuar në vendimin e publikuar disa ditë më parë.
“Aqif Rakipi është përmendur dhe përgojuar shpesh kohët e fundit, sidomos nga Lulzim Basha dhe ndonjë njeri i afërt me të. Është demonizuar pa të drejtë dhe është hedhur shumë baltë mbi të. Kam një fjalë për Lulzim Bashën. Mos mallko suksesin e tjetrit, por mëso se në thelb politika është marrëdhënia me njerëzit. Dhe pikërisht kjo është arsyeja e dështimit tënd serial, është kjo arsyeja pse ti, edhe pse të janë dhënë shanset më të mëdha që i janë dhënë dikujt në këto 30 vite, nuk arrite të fitosh zemrat dhe besimin e njerëzve. Sepse në thelb je fals dhe sheh vetëm interesin tënd egoist e material”, u shpreh deputeti socialist.
Aqif Rakipi, ish-deputet i PDIU dhe biznesmen është në mesin e 7 personave nga Ballkani Perëndimor të shpallur si të padëshiruar nga SHBA të cilësuar si kërcënim serioz për stabilitetin dhe demokracinë në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta