’21 reporterë të vrarë’, gazetarja ukrainase strehohet në Kosovë

18 Prill 2022 | 10:51

Gazetarja nga Ukraina, Lyudmila Makey është vendosur në Kosovë, pas sulmeve ruse në vendlindjen e saj.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njoftoi të dielën se Lyudmila Makey mbërriti në Prishtinë si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë”.

Gazetarja Makey pritet që të vazhdojë punën e saj nga Prishtina.

Makey pas mbërritjes në aeroportin e Prishtinës, deklaroi sesa e rrezikshme është të jesh gazetare në Ukrainë, duke nënvizuar se forcat ruse kanë vrarë 21 gazetarë deri më tani.

“Ju falënderoj shumë të gjithë juve që më keni mundësuar të vij në Kosovë. Ky program më mundëson që të mbetem në profesionin e gazetares. Jam thellësisht e prekur me faktin se si njerëz tërësisht të huaj dëshirojnë të na ndihmojnë. Besoj që bashkëpunimi ynë dhe solidariteti nga gazetarët tjerë është një hap i rëndësishëm drejt paqes”, shprehet gazetarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e qershorit të mbahet më...
11:08 | 24/07/2026

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026