Ish-kryeministri Berisha ‘heq dorë’ nga dietat e Parlamentit
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook i ka kërkuar Parlamentit që të tërheqë dietat e paguara për muajin shkurt.
Berisha thotë se zyra e financave në Parlament i ka kredituar në llogarinë bankare shumën prej 75250 lekë, ashtu si dhe për 93 deputetë të tjerë.
Berisha shprehet se “nuk kam patur asnjë dijeni për këto dieta” ndaj i ka kërkuar Parlamentit që t’i “tërheqin ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur”.
“Unë jam deputet i Qarkut të Tiranës dhe si tillë nuk do pranoj asnjë dietë deri në fund të mandatit. Lëvizjet e mia jashtë Qarkut Tiranë do t’i përballoj me të ardhurat e mia”, shprehet Berisha.
Nisur nga statusi i deputetit, ligjvënësi që nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa deputetët që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës.
Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej
Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet