Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë ende larg konsensusit për datën
Ende asnjë përafrim qëndrimesh mes partive në Maqedoninë e Veriut sa i përket zgjedhjeve të parakohshme.
Për VMRO/DPMNE-në, zgjedhjet në qershor janë të pamundura sepse kjo do të nënkuptonte shkeljen e afateve të Kodit zgjedhor.
“Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje rreth datës, nuk përjashtohet opsioni i bojkotimit të zgjedhjeve”, është shprehur sekretari i përgjithshëm i partisë, Igor Janushev në intervistë për Radio “Evropa e Lirë”.
LSDM nxiton për zgjedhje. Kreu i partisë, Zoran Zaev tha se nëse nuk arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve, do të fillojnë të rrjedhin afatet ligjore për procesin zgjedhor, megjithëse do të doja zgjedhje në të cilat do të merrte pjesë edhe opozita. Partia qeverisëse është për zgjedhje sa më të shpejta.
Mosmarrëveshje lidhur me datën ka edhe tek partitë shqiptare. BESA dhe PDSH-ja janë për zgjedhje në qershor. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerësojnë se votuesit do të përgatiteshin më mirë psiqikisht nga fundi i korrikut, ndërsa BDI-ja është për zgjedhje madje edhe në shtator, në varësi të numrit të të infektuarve me COVID-19.
Nga kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski tashmë theksojnë se nuk do të ketë takim të ri liderësh, derisa partitë t’i përafrojnë qëndrimet e tyre për një datë të mundshme.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 18:15 “Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit
- 18:09 Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja