Berisha debat të ashpër me Alibeajn në mbledhjen e grupit të PD

21 Prill 2022 | 11:28

Gjatë  mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka pasur një debat të fortë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit, Enkelejd Alibeaj, i cili pas dorëheqjes së Bashës ka marrë dhe atributet e kryetarit.

Temë e diskutimeve ishte qëndrimi që PD duhet të mbajë për negociatat me mazhorancën për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Mbledhja vijoi me një debat të ashpër mes Berishës, i cili nuk e njeh Alibeajn si kryetar në detyrë dhe kryetar të grupit të PD.

Debati

Berisha: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.

Alibeaj: Peng je ti.

Noka: Mos i fol ashtu.

Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.

Berisha: Ai që ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.

Deputetja, Albana Vokshi  i kërkoi Alibeajt që t’i drejtoi një kërkesë Kuvendit për 5 deputetët e përjashtuar nga grupi i PD që t’i ribashkohen.

“Jemi 5 deputetë të përjashtuar. Duhet të bëni kërkesën në Kuvend”, tha Vokshi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026